Një kërkim i ri i publikuar nga analisti Michael Olson i Piper Jaffray zbulon arsyen pse shumë përdorues kanë vendosur të mos kalojnë tek iPhone X dhe iPhone 8. Ky sondazh është bërë me 1500 përdorues të cilët kanë vendosur të mbajnë një model më të vjetër iPhone. Ky studim është publikuar edhe nga Wall Street Journal.

Aryesja e parë është edhe më e thjeshta: modeli i vjetër iPhone funksionon akoma shumë mirë. Kështu është përgjigjur 44% e të intervistuarve. Arsyeja e dytë është çmimi: modelet e reja iPhone janë shumë të kushtueshëm. Faktori ekonomik ka shtyrë 31% të të intervistuarve të mos e blejnë modelin e ri iPhone X.

Arsyeja tjetër është dëshira për një ekran më të madh nga ai që ofrojnë aktualisht iPhone X dhe iPhone 8. Nga ky këndvështrim mund të na ndihmojë iPhon X Plus, që duhet të prezantohet gjatë këtij viti dhe duhet të ketë një ekran 6,5". Kërkimi i  Piper Jaffray përfundon me 17% të të intervistuarve që deklarojnë se preferojnë modelet më të vjetra për një arsye që nuk është specifikuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment