Google ka prezantuar YouTube Music, që do të jetë aktiv nga java e ardhshme në Shtetet e Bashkuara dhe në disa shtete të tjera. Bëhet fjalë për një shërbim streaming muzikor me dy opsione: një version falas që bazohet tek publicitetet dhe një version premium që do të kushtojë 12,99 dollarë në muaj.

Versioni premium do të ofrojë mundësinë jo vetëm për të dëgjuar me miliona këngë në streaming pa publicitet, por edhe për t'i dëgjuar ato në backgroud dhe për t'i shkarkuar dhe dëgjuar offline. YouTube Music Premium do të zëvendësojë YouTube Red (kush ka një abonim Red do të vazhdojë të paguajë 9,99$ në muaj). Do të jetë e disponueshme edhe një aplikacion i ri për iOS.

YouTube Music do të debutojë më 22 maj në SHBA, Australi, Meksikë, Zejlandë e Re dhe Korenë e Jugut. Brenda vitit do të vijë edhe në Evropë. Në Shqipëri akoma nuk kemi informacion se kur mund të jetë e disponueshme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment