Microsoft do të sjellë së shpjeti në App Store dhe Market Place programin Your Phone. Qëllimi i tij është dhënia e mundësisë së sinkronizimit të një Smartphone, qoftë Android apo iOS, me Windows 10. Programi do të jetë në gjëndje të sjellë në urë midis funksioneve të iOS dhe Android, ku përdoruesit mund të sinkronizojnë çdo material personal me një PC. Më pas këto të dhëna mund të kalohen nga një Smartphone, në një tjetër, në mënyrë transparente.

Nëpërmjet Your Phone, ju do të keni mundësinë të sinkronizoni foto, video apo mesazhet, pavarësisht sistemit operativ që po përdorni. Pritet që programi të prezantohet në fillim vetëm për një kategori personash që do të rregjistrohen si tester dhe më pas do të publikohet në App Store dhe Market Place.

Përsa i përket mënyrës së sinkronizimit, ajo do të bëhet nëpërmjet bluetooth ose Wi-Fi. Inxhinierët e Microsoft premtojnë se nuk do të jetë e nevojshme një lidhje Wi-Fi në të njëjtin rrjet por përdoruesi mund të lidhet me PC gjithsesi. Ky funksion ngjan me Apple Continuity i cili i lejon përdoruesit të sinkronizojë një device iOS me një Mac nëpërmjet Bluetooth në distancë apo lidhjes peer-to-peer.

Në fakt, jo çdo gjë shkon mirë për Microsoft sepse sinkronizimi i SmartPhone Apple ka disa probleme në lidhje me iMessage. Apple përdor algoritme shifrimi të cilat i garantojnë përdoruesit maksimumin e sigurisë përsa i përket mesazheve dhe kjo gjë po frenon inxhinierët e Microsoft të cilët shprehen se shumë shpejt problemi do të zgjidhet pasi po punojnë për të bashkëpunuar me kolegët e Apple në lidhje me sinkronizimin e mesazheve në iMessage.

Nëse Apple do të lejojë që Your Phone të lexojë mesazhet, fotot apo videot e dërguara me iMessage, atëherë shumë shpejt programin do ta gjejmë në Apple Store dhe më në fund përdoruesit do të kenë një program zyrëtar për të sinkronizuar ose kaluar të dhënat nga një Smartphone Android në iOS, në mënyrë transparente. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment