Rrjeti social Twitter ka këshilluar të gjithë 330 milionë përdoruesit e tij, që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, nga shkaku i një gabimi kompjuterik i cili ka mundur të ekspozojë fjalëkalimet. Kompania tha se një virus kompjuterik ka ekspozuar fjalëkalimet e përdoruesve të Twitter-it në sistemin që përdor kompania, ndonëse një hetim i brendshëm nuk ka gjetur prova se kjo të jetë shfrytëzuar nga hakerët.

Megjithatë, Twitter këshillon që të gjithë përdoruesit, të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet e tyre, ndërkohë që thotë se nuk ka zbuluar saktësisht numrin e përdoruesve që janë prekur nga ky virus.

“Së fundmi zbuluam një virus i cili ruante të pamaskuara fjalëkalimet. E rregulluam problemin dhe aktualisht nuk kemi një tregues i cili flet për keqpërdorim të mundshëm. Si masë kujdesi, duhet marrë në konsideratë ndryshimin e fjalëkalimit”, thotë drejtori ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

1 comment:

  1. Playstar is extra moderen|a more recent} on line casino that gives unique and enjoyable experience. Handpicked, 소울카지노 high-RTP jackpot games and one of the best software program providers are some of the the} reasons to sign-up now. This fixed game of cat-and-mouse can create a real problem for playing operators, even those whose promos and bonuses are designed to be uncheatable.

    ReplyDelete