Blu, i verdhë dhe rozë. Këto mund të jenë tre ngjyrat e reja për modelin e ardhshëm iPhone LCD 6.1" që Apple pritet të prezantojë gjatë këtij viti. Ndërse dy modelet OLED do të ruajnë ngjyrat klasike, iPhone LCD më ekonomik mund të vijë në disa ngjyra të reja për një publik më të ri.

Sipas këtij burimi, Apple e ka marrë këtë vendim për të dalluar modelin LCD nga dy modelet iPhone më të kushtueshëm. Kompania kishte ndjekur të njëjtën rrugë edhe në të kaluarën me iPhone 5c, megjithëse rezultatet nuk qenë aq premtues. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment