Kompania e akuzuar për marrjen në mënyrë jo ligjore të informacionit personal për llogari të klientëve politikë do të mbyllet. Sipas Facebook, të dhënat për rreth 87 milionë anëtarë të rrjetit social merreshin nga një aplikacion kuiz dhe pastaj kaluan në konsulencën politike. Rrjeti social tha se hetimi i tij në këtë çështje do të vazhdonte.

“Kjo nuk ndryshon angazhimin dhe vendosmërinë tonë për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më”,  tha një zëdhënës. “Ne po vazhdojmë me hetimin tonë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse”. Cambridge Analytica është akuzuar për përdorimin e të dhënave personale të miliona përdoruesve të Facebook duke ndikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2016 në SHBA dhe referendumin e Britanisë së Madhe Brexit.

Sipas BBC, Clarence Mitchell, një zëdhënës i Cambridge Analytica, bëri një deklaratë në faqen e internetit të firmës. “Gjatë disa muajve të fundit, Cambridge Analytica ka qenë subjekt i akuzave të shumta të pabaza dhe, pavarësisht nga përpjekjet e kompanisë për të korrigjuar të dhënat, është mashtruar në lidhje me aktivitete që janë jo vetëm ligjore, por gjithashtu janë pranuar gjerësisht si një element standard i reklamimit online në të dy fushat, atë politike dhe tregtare”, tha ai.

“Pavarësisht besimit të palëkundur të Cambridge Analytica që punonjësit e saj kanë vepruar në mënyrë etike dhe ligjore… mënyra si e ka përcjellë media ka larguar pothuajse të gjithë klientët dhe furnizuesit e kompanisë”. “Si rezultat, është vendosur që kompania të mos e vazhdojë më aktivitetin e saj”. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment