iPhone 2018 është në qendër të thashethemeve të fundit dhe një ndërhyrje e Macotakara është përqëndruar në veçanti tek iPhone X Plus, modeli që mendohet se do të ketë një ekran 6,5" dhe përmasa të ngjashme me modelin aktual iPhone 8 Plus me ekran 5,5" (158,4 x 78,1 x 7,5 mm).

Zërat vijnë nga një burim mjaft i besueshëm dhe flitet se modeli i ri do të jetë pak më i trashë për shkak të fotokameras së pasme: 0,2 mm më shumë që do ta rrisin me 7,7 mm trashësinë në krahasim me iPhone 8 Plus. Siç dihet, përmasa të tilla me një ekran më të madh janë të mundura farë reduktimit të korrnizave, që kemi parë edhe në iPhone X.

I njëjti burim pohon se iPhone 2018 do të ketë një ekran LCD 6,1" me teknologji FaceID. Ndërsa modeli i tretë, që do të jetë edhe një version i përditësuar i iPhone X, do të ketë të njëjtin dizajn dhe përmasa dhe risitë do të përqëndrohen në nivelin hardware, në veçanti tek fotokamera. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment