iOS 12 pritet të sjellë shumë funksione të reja në iDevice dhe në këtë artikull duam të fokusohemi tek chip-in NFC (Near Field Communication) i cili integrohet në iDevice që nga versioni 6 i iPhone. Deri tani ky element është shfrytëzuar shumë pak nga zhvilluesit e programeve sepse Apple e ka limituar vetëm në kryerjen e pagesave me aparatë që janë të përshtatshëm me Apple Pay.
Ekspertët janë të bindur se me iOS 12, Apple do ti japë zhvilluesve të programve të gjitha libraritë software të këtij chip-i. Kjo do të thotë se më në fund, nëpërmjet NFC do të mund të kryejmë shumë funksione të cilat kryehen me një SmartPhone Android.
Aftësia e chip-it NFC për të komunikuar me chip-et pasive si RFID (chip-e elektronike që funksionojnë vetëm kur një SmartPhone është pranë tyre), në shkrim dhe lexim do të jetë funksioni që Apple do ti vërë në dispozicion zhvilluesve. Në të ardhmen mendohet se ky chip do të përdoret për të hapur derën e një hoteli vetëm duke afruar iDevice tek brava apo të përdoret si një biletë dixhitale gjatë një udhëtimi.
Kujtojmë që iOS 12 do të prezantohet në një event gjatë muajit Qershor dhe më pas do të jetë i disponueshëm për publikun duke nisur nga muaji i Tetorit. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment