Me publikimin e iOS 11.3, Apple solli disa funksione të reja të cilat i gjeni në këtë artikull. Pas instalimit në iDevice, shumë përdorues kanë rreklamuar probleme me mikrofonin e iDevice, dhe janë ata që disponojnë një iPhone 7 ose 7 Plus. Ky problem është pranuar zyrëtarisht dhe nga Apple ku pritet që shumë shpjet të ketë një version të ri të iOS 11.3 i cili do të rregullojë problemin e shfaqur.

Përdoruesit kanë rreklamuar probleme me volumin e mikrofonit dhe shkëputje të shpeshta të zërit të telefonuesit. Më shpesh ky problem është shfaqur kur bëni thirrje me FaceTime dhe nëse iDevice që keni shfaq këto probleme e vetmja zgjidhje është të shpresoni që guida zyrëtare e Apple në lidhje me problemet e mikrofonit të iDevice të zgjidhë problemin e shfaqur.

Në vazhdim do t'ju sjellim detaje të reja në lidhje me këtë problem ku me siguri Apple do të sjellë një tjetër përditësim të iOS. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment