WWDC 2018 po afron dhe më 4 Qershor Apple do të prezantojë risitë software për iOS dhe macOS. Janë të shumtë përdoruesit që presin një version të ri të Mac App Store. Shpesh kemi menduar për një    dyqan unik ku mund të menaxhojmë të gjitha platformat dhe në imazhin që shikoni më sipër, ekziston një mundësi implementimi i tillë.

Natyrisht në Mac App Store grafika do të ishte e ngjashme me atë të iPhone, me materiale të krijuara enkas për kompjuterat Apple. Imazhe të mëdha kuadrate dhe drejtkëndore për aplikacionet kryesore plus rënditjet klasike. Në pjesën e sipërme të gjitha sistemet operative për të kaluar me shpejtësi nga një aplikacion për Mac tek ato për iOS, WatchOS ose Apple TV. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment