Brënda kësaj jave pritet që gjykata Amerikane të japë vendimin e saj në lidhje me çështjen midis Apple dhe Samsung. Lufta gjyqësore kësaj here ka ndodhur për pretendimin e Apple e cila kërkon që kompania Samsung të dënohet për përdorimin e 3 patentave që lidhen me dizajnin dhe 2 të tjera me funksionet e iDevice.

Pas shumë dëgjesave dhe dëshmive, gjykata e cila po shqyrton këtë çështje pritet të japë vendimin e saj final brënda kësaj jave. Ekspertët janë të bindur se ajo do të vendosë se sa shumë janë përdorur këto 5 patenta nga Samsung dhe në fund, sa do të jetë dëmi që do ti paguhet Apple. Një ndër dëshmitë më interesante gjatë proçesit kanë qënë pytjet e drejtuara përfaqësuesve të Samsung.

Ata kanë pranuar se kanë  përdorur patentat në fjalë dhe nga ky konfirmim avokatët e palës tjetër kanë vlerësuar se Apple  duhet të dëmshpërblehet për çdo komponent që ka një Smartphone i shitur. Por Samsung nuk ka qënë dakord dhe pretendon se nuk mban të dhëna në lidhje me komponentët e shitur, por me njësitë finale.

Apple prentendon se shitjet finale të Samsung kanë qënë rreth 3.3 miliard dollarë dhe si dëmshpërblim ata kërkojnë 1 miliard kundrejtë 28 milion të ofruara nga Samsung për të mbyllur çështjen. Vendimi i gjykatës do të shpallet brënda kësaj jave dhe më në fund do të qartësohet se cili do të jetë fituesi i rradhës në betejën e pafund të 2 kolosëve të teknologjisë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment