Së fundmi Apple ka rregjistuar një patentë në lidhje me përdorimin e dy fotokamerave ballore, në mënyrë indipendente. Ajo çfarë do ti ofrohet përdoruesit, janë 2 seksione të ndara të ekranit ku tregohen pamjet që vijnë nga secila telekamer dhe më pas ai mund kryej funksione të pavarura nga njëra tjetra.

Sipas inxhinierëve të Apple, përdoruesi do të ketë mundësinë të krijojë foto dhe video të ndara. Përsa i përket fotove ai do të ketë mundësi të bëjë zoom në secilën nga telekamerat apo ti fokusojë ato në pika të ndryshme dhe në fund ti ruaj duke i ndarë apo miksuar bashkë 2 imazhet. I njëjti funksion do të jetë i vlefshëm edhe për rregjistrimin e videove. Duke qënë se janë vetëm një koncept në letër, është e pamundur të parashikohet se kur do të kemi në iOS një funksion të tillë.

Mendoni se ky funksion do të jetë i dobishëm nëse Apple vendos ta sjellë në iOS? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment