Apple ka nisur të ofrojë një muaj falas në iCloud kur përdoruesi zgjedh një plan me pagesë. Opsioni që ofron një provë falas shfaqet kur përdoruesi tenton të bëjë një backup në iCloud të pajisjes së tij iOS. Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme, mesazhi promovon tre opsionet me 50GB, 200GB dhe 2TB, me mundësinë për të provuar falas njërën nga këto opsione për një muaj.


Duke aktivizuar planin, muaji i parë do të jetë falas, me mundësinë për ta anulluar atë në çdo moment dhe pa asnjë lloj kostoje. Pas provës palas, plani do të rinovohet me tarifën normale: 0,99€ në muaj për planin me 50 GB, 2,99€ në muaj për planin me 200 GB dhe 9,99€ për planin me 2 TB. Për momentin oferta është e limituar vetëm për Shtetet e Bashkuara. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment