Apple ka komunkuar se do të rimbursojë pjesërisht të gjithë përdoruesit që kanë paguar çmim të plotë për zëvendësimin e baterisë së iPhone 6 (ose modeleve më të reja) jashtë garancisë në periudhën nga 1 Janari 2017 deri më 28 Dhjetor 2017.

Përdoruesit që bëjnë pjesë në këtë qark, do të përfitojnë një përfitim prej 50$ në SHBA dhe 60$ në Evropë. Nuk bëhet fjalë për të gjithë shumën e shpenzuar, por gjithësesi është një iniciativë interesante.

Siç mund ta lexoni edhe në komunikatën zyrtare, vlejnë vetëm zëvendësimet e baterisë pranë Apple Store ose dyqaneve të autorizuara Apple. Klientët që do të përfitojnë nga kjo iniciativë do të marrin një email nga Apple breda datës 27 Korrik 2018.

Nëse mendoni se keni të drejtë të përfitoni po nuk keni marrë asnjë email, mund të kontaktoni direkt Apple brenda datës 31 Dhjetor 2018. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment