Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Translator !!, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Translator është një program i dobishëm i cili na lejon të përkthejmë zërin ose tekst, nga një gjuhë në një tjetër. Aktualisht programi suporton deri në 58 gjuhë të ndryshme nga e gjithë bota. Ja vlen ta merrni atë.


AcePlayer Plus: The best video player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AcePlayer Plus është një program i dobishëm për të parë video në iDevice-in tuaj. Ai mund të shfaqë përmbatjen e shumë formateve, të cilat nuk mund të përpunohen nga video player-i aktual i iOS. Sot  mund ta shkarkoni falas këtë program.


Active Voice, nga 9,99€, falas /iPhone
Ktheni në çast fjalët tuaja në tekst. Aplikacioni mbështet plotësisht 35 gjuhë të ndryshme. Nuk keni nevojë të shkruani më. Mjafton vetëm të flisni dhe "Active Voice" do të shkruajë për ju.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment