Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Exact 2 Blast Gems, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Exact 2 Blast Gems është një lojë me temë kuic dhe tepër "ngjitëse". Detyra në lojë do të jetë bashkimi i gurëve të çmuar me të njëjtë figurë dhe ngjyrë, me qëllim zhdukjen e tyre. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


mText2Speech, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
mText2Speech është një program i dobishëm nëse keni nevojë të përktheni tekst në një gjuhë tjetër. Gjithashtu programi do të gjenerojë audio me fjalët përbërëse të një fjalie në gjuhën tjetër, kështu mund të dëgjoni dhe shqiptimin e tyre.


AirPhotoViewer, nga 4.49€, Falas /iPhone, iPad
AirPhotoViewr është një aplikacion që na lejon të shohim imazhet tona nga kompjuteri me anë të wireless, pa pasur nevojë të bëjmë sinkronizim. Përveç mundësisë së shikimit të fotove nga PC/Mac pa sinkronizim duke përdorur rrjetin Wi-Fi, suporton edhe prezantimet, miniaturat, zoom e shumë të tjera. Mund ti shkarkojmë imazhet nga kompjuteri për ti parë ato edhe offline. Aplikacioni është universal.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment