Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

KeroRemote, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
KeroRemote është një program i cili ju jep mundësinë të transferoni file nga një server tek një tjetër, duke kontrolluar gjithçka nga iPhone-i juaj. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Email ++, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Email ++ është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë një email duke e diktuar tekstin në mikrofon. Mjaft të zgjdhim gjuhën e dëshiruar dhe çdo fjalë që programi do të rregjistrojë, do ta ta transformojë në text.


- Essey Writing and Essey Topics, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Essey Writing është një program i cili përmban disa qindra ese të parapërgatitura. Ju mund ti shfrytëzoni ato dhe ti personalizoni ato sipas dëshirës. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment