Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Jungle Jam: Child Friendy, nga 0.89, falas. /iPhone, iPad
Jungle Jam është një lojë që i dedikohet fëmijëve ku ato do të përmirësojnë kreativitetin dhe llogjikën duke zbuluar çdo personazh, në një botë plot ngjyra dhe enigma. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


- Zero+, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Zero+ është një lojë me temë kuic ku ju duhet të rreshtoni numrat në mënyrë që shumë e rreshtit ose kolonës të jetë gjithmonë 0 për tu zhdukur nga ekrani. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


- Teletext Sticikies, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Teletext Stickies është një proram i cili sjell në iOS  të gjitha ikonat që përdoren nga kanalet televizive në formatin e Teletext. Ai ju vë në dispozicion disa qindra ikona të cilat mund ti përdorni në mesazhet që shkruani.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment