Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Catchy Words, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Catchy Words është një lojë me temë kuic dhe inovative pasi për të krijuar fjalët për të kaluar nivelin, duhet të ecni në ambjenti ku jeni dhe ti mblidhni ato. Loja i dedikohet fëmijëve të cilët do të argëtohen duke zgjidhur fjalët që kërkohen.


- FileCalendar, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
FileCalendar është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të menaxhoni event që krijoni në kalendarin e iOS duke i shtuar secilit prej tyre mundësinë për ti lidhur një ose më shumë file. Më pas file-et do të shfaqen në kalendar dhe mund ti konsultoni sa her të keni nevojë.


Splice & Malice, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Splice & Malice është një lojë me letra fati, ku qëllimi kryesor është të nxisni kundërshtarin të luaj letrat tuaja. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas dhe ta luani me miqtë tuaj online.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment