Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- LetSketch, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
LetSketch është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar të pikturës. Nëpërmjet tij mund të vizatoni duke zgjedhur midis shumë ngjyrave dhe mënyrave të vizatimit. Sot këtë program mund ta merrni falas.


True Skate, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
True Skate është një lojë krejtësisht e bazuar tek fizika dhe për të luajtur duhet të kryejmë disa gjeste në ekran nëpërmjet gishtërinjve për të kontrolluar skateboard-in, duke na mundësuar të bëjmë disa akrobacira fantastike. Për tu spostuar përpara mjafton të rrëshkiskni gishtin në ekran. Ja vlen ta provoni.


Cribbage Premium: Online Card Games, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Cribbage është një lojë ku ju mund të luani me miqtë tuaj online me letra fati. Përpara se të filloni ne ju këshillojmë të lexoni hapat e para të lojës që të kuptoni rregullat e saj. Ja vlen ta provoni atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment