Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Brushstroke, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Brushstroke është një program i cili do të transformojë fotot tuaja në formatin e një pikture. Ju mund të zgjidhni efektet që dëshironi në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe më pas mund ti publikoni ato në rrjetet sociale.



- Color Query Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Color Query Pro është një program i cili ju jep mundësinë keni informacione në detajuara në lidhje ngjyrat. Nëse ju pëlqen piktura apo jeni një i apasionuar pas ngjyrave atëherë ky program ju jep mundësinë të kryeni shumë funksione si përshëmbull të miksoni ngjyrat apo të shikoni cilat janë elementët që e përbëjnë atë.


Visual Math 4D, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Visual Math 4D është një program profesional i cili ju jep mundësinë të keni në iDevice një program i cili do të llogarisë grafikë matematikorë të funksioneve komplekse. Pra ai i dedikohet studentëve të shkecave ekzakte dhe jo vetëm.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment