Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ring Match3 Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ring Match3 Pro është një lojë me temë kuic ku qëllimi i lojës është të vendosni unazat me të njëjtën ngjyrë rreth njëra tjetërs në mënyrë që ato të eliminohen dhe të mos bllokoni ekranin i cili do të thotë se erdhi fundi i lojës. Sot mund ta merrni falas.


- Find-The-Line, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Find the line është një lojë tjetër me temë kuic tepër e vlerësuar në App Store ku ju duhet të vizatoni linjën e cila bashkon të gjitha objektet që gjeni në çdo nivel, pa e shkëputur gishtin nga ekrani. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Easy Spending, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Easy Spending është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të ruani çdo shpenzin që bëni dhe të keni statistika në intervale kohore të dëshiruara.  Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment