Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Alive: Movie maker for iMovie, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Alive është një program i cili ju jep mundësinë të krijoni video duke bashkuar bashkë një ose më shumë filmime dhe nëse dëshironi, mund ti aplikoni efekte grafike. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Castro Podcast, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Castro Podcast është një program i cili ju vë në dispozicion me qindra file video dhe muzikore të cilat mund ti dëgjoni në çdo moment pa patur nevojë ti gjeni në faqe web të shpërndara. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


Check Reviews, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Check Reviews është një program i dobishëm që ju lejon të gjeni përshtypjet e klientëve të App Store për një program që do të donit ta blini. Programi do të kërkoni kudo dhe më pas do t'ju shfaqë çdo informacion të mundëshëm për programin që po kërkoni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment