Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Typiora Keyboard, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Typiora Keyboard është një program i cili mundëson shtimin e figurave të ndërtuara me karakteret e  tastierës të cilat mund ti përdorni në komunikimin me miqtë. Sot mund ta shkarkoni falas këtë program.


- Star Rover: Stargazing Guide, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Star Rover është një program për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas astronomisë. Nëpërmjet sensorëve të iDevice, programi do t'ju tregojë në qiell të hapur të gjitha figurat yjore, vetëm duke e drejtuar të nga qielli dhe lëvizur. Sot mund ta shkarkoni falas.


- Al Earth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Al Earth është  një program i cili ju jep mundësinë të gjeni në hartë tipin e vëndit të një pike interesi. Përshëmbull mund të klikoni tek Peaks, të selektoni një pikë në ekran dhe programi do t'ju tregojë nëse kemi të bëjmë me një majë mali apo fushë. Gjithashtu programi integron offline dhe një bazë të dhënash të marra nga Wikipedia për çdo element që zgjidhni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment