Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sys Pro: A Network Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sys Pro është një program i cili do t'ju japë mundësin të keni në dispozicion një Widget që tregon konsumin rrjetit internet si dhe statistika nga komponentët hardware të iDevice-it tuaj. Sot këtë program e gjeni falas në App Store.


- Translate 3 For Safari, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Translate 3 For Safari ëshë një program i cili do të lexojë një faqe në rrjetin internet që keni hapur nëpërmjet browser-it Safari dhe më pas do t'ju diktojë të gjithë përmbatjen e faqes në gjuhën angleze. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Amount: Unit Converter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Amount Unit Converter është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të konvertoni vlera të ndryshme nga një njësi matëse në një tjetër. Ndryshe nga programet e tjerë, ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe është ndërtuar mbi një grafikë të bukur.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment