Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Slide Tetromino Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slide Tetromino është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet ti zgjidhni ato duke lëvizur blloqet brënda një dhome me mure. Kjo është një lojë që gjithashtu do t'ju mbajë me orë përpara iDevice derisa të arrini fundin e një misioni. Ja vlen ta provoni.


- Who was? Adventure, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Who was është një lojë me temë kuic ku ju duhet të zgjidhni figurat e njohura për testet që ju bëhen. Loja vë në provë aftësitë tuaja në njohjen e personazheve që kanë bërë historinë botërore. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Findit: 200 Pictures, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Findt it është një lojë me temë kuic ku qëllimi do të jetë të gjeni 5 ndryshimet nga dy fotot e shfaqura të cilat duken të njëjta në pamje të parë. Gjatë lojës ofrohen me qindra foto të ndryshme ku kërkohet të gjeni ndryshimet në 20 sekonda. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment