Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


C-Time, nga 5.49€, falas. /iPhone
C-Time është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të ruajmë informacione në lidhje me kohën që harxhojmë në një vënd të caktuar. Programi kërkon përdorimin e sensorit GPS për të kryer funksionet e tij.


aDrive Video, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program na lejon të bëjmë video edhe kur jemi në makinë ose në çdo pozicion që nuk kemi mundësi të bëjmë video normalisht. Mjafton të prekim në ekran dhe do të aktivizohet video në të cilën do të integrohet automatikisht funksioni i matësit të shpejtësisë, funksioni i GPS si dhe disa funksione të tjera. Kur të mbaroni së filmuari file-i do të ruhet në galerinë e fotove dhe videove, nga ku mund ta rishikoni ose ta ndani me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment