Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Forest Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Forest Rush është një lojë me aventurë ku ju do të ndihmoni një eksplorues të mbijetojë në një pyll me plot rreziqe. Duhet të shkoni sa më larg për të mbijetuar dhe kjo gjë nuk do të jetë e lehtë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


15seconds Photo Movie, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
15seconds Photo Movie është një program që ju jep mundësinë të krijoni video që zgjasin 15s. Gjatë krijimit të videos do të keni mundësi të zgjidhni imazhet që dëshironi dhe ti aplikoni atyre efektet që ju pëlqejnë, duke krijuar kështu një kolazh me foto që do të zgjasë pikërisht 15 sekonda.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment