Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Thyme: A kitchen timer for your culinary arts, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Thyme është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të keni në iDevice matës kohe të ushqimeve që po gatuani në të njëjtën kohë. Me pak klikime mund të vendosni kohën e gatimit për çdo pjatë dhe programi do t'ju njoftojë që koha mbaroi.



Easy Spending, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Easy Spending është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të ruani çdo shpenzin që bëni dhe të keni statistika në intervale kohore të dëshiruara.  Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


VeryPDF, PDF to Word, nga 5.79€, falas. /iPhone,iPad
VeryPDF është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të konvertoni një dokument në format PDF, tek formati Word, në mënyrë që të modifikoni përmbajtjen. Nëse jeni një person i cili shkruan shpesh dokumenta, atëher ja vlen ta keni këtë program në iDevice-in tuaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment