Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Puttball, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Puttball është një lojë me temë kuic ku duhet të dërgoni një sferë në vëndin e paracaktuar. Kini kujdese sepse blloqe të ndryshme do t'ju bllokojnë dhe mbi të gjitha nuk do të jetë aq e lehtë të drejtoni sferën në dyshmenë e cila është e lëmuar.


- PirTie, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
PirTie është një program argëtues në të cilin mund të krijoni imazhe abstrakte duke ndryshuar ngjyrat dhe figurat gjeometrike të cilat përbëjnë vetë imazhin. Me pak fantazi mund të krijoni imazhe të veçanta dhe më pas ti ruani ato.


- System Utility Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
System Utility Pro është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të vendosni në qëndrën e njoftimeve të iOS informacione në lidhje me baterinë, hapësirën e diskut fiks të iDevice si dhe informacione të tjera. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment