Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Flight Unlimited Las Vegas, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited Las Vegas është një lojë ku ju do të provoni nëpërmjet stimulatorëve, drejtimin e avionëve të cilët fluturojnë mbi qytetin e Las Vegas. Nëse jeni të apasionuar pas avionëve atëherë ne ju këshillojmë ta shkarkoni këtë lojë.


- Aftercut, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Aftercut është një program i cili ju jep mundësinë prisni figura nga një imazh dhe ti shtoni në një tjetër, në mënyrë mjaft të thjeshtë. Gjithashtu çdo përpunimi mund ti shtoni efekte të ndryshme grafike.


dB Meter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
dB Meter është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të matni nivelin e zhurmës në ambjenti ku jeni. Programi është i thjeshtë për tu përdorur dhe me pak hapa do të merrni informacionin e nivelit të zhurmë në decibel dhe informacione të tjera.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment