Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Adventure Beyond Time , nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Një lojë e mistershme ku duhet të zbuloni disa objekte në 150 ambjente të ndryshme në një ishull.


- Omega : The first movement, nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Një lojë plot beteja dhe aksion e bazuar tek ritmi me një histori shumë interesante dhe një grafikë të bukur.


Fun Golf GPS, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Ky aplikacion është alternativa e vetme që ofron hartat tridimensionale të rreth 32.000 fushave të golfit në të gjithë botën, pa paguar asnjë kosto vjetore. Fun Golf monitoron pozicionin tuaj në fushën e golfit, duke na treguar distancën dhe duke na këshilluar shkopin që duhet të përdorim, duke mbajtur shënim gjuajtje, etj...



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment