Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Stickman Tennis, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Stickman Tennis është një lojë në të cilën do të luani me personazhet Stickman lojën e tenisit. Duhet të fitoni çdo ndjeshje për tu bërë kampion në këtë sport dhe në të njëjtën kohë, idhulli i qytetit. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Greatest Quotes +, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Greatest Quotes është një program i cili ofron një listë me mbi 20 mijë thënie dhe proverba të cilat mund ti përdorni në momente të ndryshme. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Block Vs Block II, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Block Vs Block është një lojë në të cilën ju duhet të vendosni blloqet e të njëjtës ngjyrë të formojnë një murë të plotë si tek loja e famshme Tetris. Gjatë kalimit nga një nivel në tjetrin shpejtësia e lëvizjes së blloqeve do të shtohet dhe kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë të vazhdoni më tej. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment