Gameloft ka publikuar më në fund në App Store lojën N.O.V.A. Legacy. Në krahasim me kapitullin e përparshëm historia ndjek po atë stil, me një grafikë të përmirësuar dhe një kolonë të re zanore. Loja peshon rreth 70 MB, por pasi ta instaloni do ju kërkojë të shkarkoni disa module të reja që do ju nevojiten për të luajtur.

Do të keni mundësinë të luani duke zgjedhur opsionin "histori" për t'u përballur me misionet e lojës duke ecur përpara dhe duke zbuluar të gjitha misteret e lojës. Mund të zgjidhni opsionin "kohë" duke rritur vështirësinë duke u përballuar me armiq gjithmonë e më të fortë. Ose një opsion "special" ku do të përballeni me një grup jashtëtokësorësh.

Të gjitha opsionet ndjekin stilin FPS të lojës, me mundësinë për të personalizuar personazhin që ju personifikoni, të krijoni armë të reja, të përmirësoni fuqitë dhe të keni qasje me disa pushkë të veçanta të së ardhmes. /iPhoneAlbania


N.O.V.A. Legacy | iOS | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment