Whatsapp ka njoftuar disa risi për sa i përket privatësisë. Së shpejti shërbimi i mesazheve më i përdorur në botë do të ndalohet për fëmijët nën 16 vjeç. Kjo zgjedhje, pikërisht për natyrën e aplikacionit, do të ngjallë shumë diskutime duke qenë se ky shërbim përdoret nga përdorues të të gjitha moshave.

Për momentin Whatsapp mund të përdoret sipër moshës 13 vjeç, por sipas një legjislacioni evropian në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, mosha minimale do të jetë 16 vjeç në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Do të shtohet edhe një funksion që do të ofrojë mundësinë e shkarkimit të të gjitha të dhënave personale që ka akses aplikacioni. Jo kujtojmë se këto kushte vlejnë vetëm për vendet e Bashkimit Evropian, kështu që për përdoruesit që jetojnë në Shqipëri, kjo normativë nuk do të vlejë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment