Kur mungojnë edhe pak javë nga WWDC, Apple ka rritur testimet për iOS 12, siç e dëshmojnë statistikat e vizitave të disa faqeve web. Analizat tregojnë se iOS 12 ka patur një rritje të madhe ditët e fundit në krahasim me ato të muajit mars që ishin shumë të rralla. Të dhëna të ngjashme janë vënë re edhe për macOS 10.14.

Kjo do të thotë se gjithmonë e më shumë persona janë duke përdorur iOS 12 në Kupertino, edhe sepse pas pak javësh do të jetë prezantimi zyrtar dhe do të lëshohet versioni i parë beta. Këto të dhëna ndjekin të njëjtën linjë me vitet e kaluara kur versioni më i ri i versionit iOS prezantohej gjatë muajit qershor.

Duke u bazuar tek burimet më të besueshme, ju kujtojmë se iOS 12 nuk duhet të sjellë risi të mëdha, duke qenë se inxhinierët Apple po përqëndrohen tak përmirësimi i performancës dhe korrigjimi i problemeve të ndryshme. Natyrisht nuk do të mungojë ndonjë risi interesante. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment