Apple ka dorëzuar tek klientët, produktet e para të iPhone Product Red. Versionet e iPhone Product Red u prezantuan për herë të parë në vitin 2017 me iPhone 7 dhe 7 Plus dhe tashmë iPhone 8 bëhet pjesë e linjës Product Red. Blerësit e parë që kanë marrë iPhone 8 ose 8 Plus në versionin e kuq shprehen të kënaqur dhe në rrjet janë publikuar videot e para ku shfaqen të dy versionet e iPhone.

Ne kemi zgjedhur një video të publikuar nga portali macrumors dhe në fund të artikullit mund të shikoni iPhone 8 Plus Product Red, në momentin e ç'paketimit dhe të përdorimit. Ndryshe nga versionet e vitit 2017, të cilët ishin me ngjyrë të bardhë në pjesën ballore dhe të kuqe, në pjesën e prapme, iPhone 8 Product Red ka ngjyrë të zezë dhe të kuqe, kombinin i cili është më i bukur sipas komenteve të para.

Përsa i përket çmimeve, ato janë të njëjtin me versionet e iPhone 8 të prezantuara në 2017-n. iPhone 8 me 64 Gb kushton 699$, iPhone 8 me 256 Gb kushton 849$, iPhone 8 Plus me 64 Gb kushton 799$ dhe versioni me 256Gb kushton 949$. Gjitashtu karakteristikat hardware dhe software janë të njëjtata me versionet e vitit të kaluar. Nëse keni një mendim për këtë produkt ju ftojmë të komentoni në këtë artikull.



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment