Dizajni i ri i App Store që erdhi sëbashku me iOS 11, ka patur shumë sukses, sepse falë tij përqindja e  shkarkimeve të aplikacioneve është rritur me 800%. Të dhënat vijnë nga Sensor Tower dhe analizat kanë nisur në Shtator 2017. Si gjithmonë, aplikacionet që kanë përfituar më shumë janë lojërat.

Në të kaluarën Apple për të rritur shkarkimet, ofronte çdo javë një aplikacion ose lojë falas që të gjithë përdoruesit nxitonin ta shkarkonin. Modeli i ri i biznesit parashikon nga njëra anë reduktimin e kostove, duke evituar shkarkimet falas dhe nga ana tjetër janë punësuar persona për të shkruar artikuj rreth aplikacioneve më interesante për të rritur shkarkimet.


Dhe është pikërisht ky sukses që na bën të mendojmë se mund të vijë diçka e ngjashme edhe në dyqanin dixhital të librave me iOS 12. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment