Janë shfaqur në rrjet disa foto të reja të modelit të mundshëm iPhone SE 2 që Apple pritet të lëshojë brenda muajit Maj. Këto imazhe konfirmojnë disa nga thashethemet e fundit. Fotot shfaqin një pajisje me një dizajn të ngjashëm me modelin aktual iPhone SE, por me disa risi.


Pjesa e pasme e iPhone SE 2 duhet të jetë prej xhami që të mbështesë rikarikimin wireless, ndërsa në pjesën e poshtme do të jetë akoma e disaponueshme porta jack 3.5mm për kufjet. Një shenjë që do të thotë se Apple dëshiron të ndjekë këtë politikë për modelin iPhone ekonomik?


Thashethemet e ditëve të fundit kanë qenë pak kontradiktore në këtë pikë, duke qenë se disa e konfirmojnë prezencën e saj dhe të tjerë pohojnë se do të eliminohet siç ka ndodhur edhe me modelet e tjera. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment