Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Sensor Tower, përdoruesit amerikan kanën shpenzuar 58$ për aplikacionet iOS në vitin 2017, duke shkarkuar 45 app në vit. Kjo përbën një rritje me 10% në krahasim me vitin 2016. Shpenzimi mesatar është rritur me 23$ në krahasim me 47$ që janë shpenzuar në vitin 2016.

Kategoria e aplikacioneve që ka fituar më shumë para në App Store në SHBA janë lojërat, me 62%. Në vitin 2017, çdo përdorues iOS në Shtetet e Bashkuara ka shpenzuar mesatarisht 36$ për lojërat, pak më shumë se në vitin 2016 (32$). Kategoria Entertainment rënditet e dyta duke kaluar kategorinë Music.


Për sa i përket shkarkimeve, në vitin 2017 përdoruesit amerikan kanë instaluar mesatarisht 45 aplikacione, katër më shumë në krahasim me vitin 2016. Kategoria e lojërave është gjithmonë në plan të parë (13.1 lojëra të instaluara për iPhone) e ndjekur nga Foto dhe Video (3.6 për iPhone).
Po ju sa aplikacione keni shkarkuar në 2017-n? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment