Sipas burimeve zyrtare që vijnë nga Tom Boger, CEO i Mac Hardware Marketing, versioni i ardhshëm i Mac Pro do të jeto plotësisht modular që do të thotë se përdoruesi mund ta ndërtojë duke kombinuar pjesë të ndryshme hardware të cilat do ti vihen në dispozicion.

Mac Pro në versionin modular, do ti ofrojë blerësit mundësinë për të ndryshuar komponentët hardware që e përbëjnë. Ndër komponenënt kryesor do të jetë skeda grafike, proçesori, memoria RAM, disku SSD si dhe pjesë të tjera. Kjo do të thotë gjithashtu se dhe kosto do të përcaktohet nga komponentët që keni zgjedhur.

Tom Boger shpjegon se Apple ka punësuar profesionistë të sektoreve të ndryshme për të studiuar të gjitha nevojat dhe problemet me produktet aktuale që përdorin në punën e tyre të përditshme, për të sjellë më të mirën tek Mac Pro. Kjo do të thotë se Apple po mendon për detajet më të vogla dhe siç ka ndodhur deri tani, produktet e saj janë më të mirat që ofron tregu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment