Në Florida, policia ka vendosur të prezantohet në varrimin e një të dyshuari për të zhbllokuar telefonin e tij me anë të shenjave të gishtërinjve. Dhe nuk është rasti i parë në Shtetet e Bashkuara. Siç rapoton AppleIsider, policia e Tampa Bay i ka kërkuar familjarëve të të vdekurit që të përdorë shenjat e gishtave të tij.

Linus F. Phillip është vrarë nga policia ndërsat tentonte të arratisej pas një patrullimi. Në makinën e të dyshuarit ishte gjetur marijuanë, dhe ndërsa një polic po kontrollonte pjesën e pasme të automjetit, Philip i jepte gaz makinës duke e tërhequr atë pas, duke frenuar më pas kur makina arrinte kulmin e shpejtësisë, polici i bllokuar në bagazh i ka qëlluar atij disa herë duke e plagosur për vdekje.

Ditën e varrimit policia ka kërkuar zhbllokimin e telefonit të tij duke përdorur shenjat e gishave. E fejuara e viktimës është shprehur e indinjuar se "kjo ka qenjë një mungesë respekti nga ana e forcave të rendit të cilën ka dhunuar varrimin e njeriut të saj të dashur". Sipas forcave të rendit, qëllimi i kësaj tentative të zbulonin porva të tjera për një hetim droge akoma më të gjërë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment