Me iOS 11.3 Apple ka integruar edhe një funksion për të kontrolluar statusin e baterisë. Ky funksion integron edhe një mesazh specifik që njofton përdoruesin kur ka ardhur momenti për të zëvendësuar baterinë.


Me vjetërimin e baterisë, ato bëhen më pak të fuqishme dhe ndonjëherë kur proçesori i iPhone kërkon më tepër rrymë, bateria nuk arrin t'a ofrojë këtë energji duke shkaktuar fikjen e pajsjes. Kur prezantohet kjo situatë, iOS 11.3 njofton përdoruesit dhe që nga ai moment performanca e iPhone do të menaxhohet në mënyrë të tillë për të evituar fikjen e papritur të pajisjes. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment