iPhone X ka apasionuar shumë përdorues falë dizajnit të tij. Janë me të vërtet pak përdoruesit që vazhdojnë të preferojnë modelet më të vjetra me borde më të gjëra, megjithatë çmimi i iPhone X përbën edhe pengesën më të madhe për ta blerë atë. Në 2018-n gjërat mund të ndryshojnë me 3 variante të reja të iPhone X, që për prakticitet po e quajmë XI.

Evolucioni natural i iPhone X do të përfaqësohet nga një smartphone me të njëjtat përmasa dhe të njëjtin dizajn. Këtij të fundit do t'i bashkangjitet një model më i madh dhe më i kushtueshëm që do të jetë modeli Plus. Për të mos lënë pas një numër të madh përdoruesish, Apple do të prezantojë edhe një model të tretë që me shumë mundësi do të kushtojë 350-400€ më lirë.


Duke parë imazhet e këtij artikulli, do të krijoni një ide. iPhone XI ekonomik do të kthehej pak mbrapa në kohë për sa i përket materialeve. Një ekran LCD në vend të atij OLED, një proçesor A11, që është ai i iPhone X aktual, ndërsa modelet e tjera do të kenë një proçesor të ri A12 akoma më të fuqishëm.  Do të ketë vetëm një fotokamera në pjesën e pasme dhe më pak hapësirë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment