Në vitin 2015 Apple regjistronte 92% të fitimeve që vinin nga tregu i smartphone-ve, duke shitur vetëm 20% të pajisjeve totale. Falë çmimeve të larta të produkteve Apple, ky ka qenë një trend i rregullt, me një rritje lineare vit pas viti.

Në tremujorin e fundit të vitit 2017 statistikat kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Fitimet që ka arritur në këtë tremujor kanë qenë vetëm 35% e sektorit smartphone. Këto të dhëna janë publikuar në raportin e fundit të CNBC.

Vetëm iPhone X ka gjeneruar 21% të hyrjeve totale dhe 35% të fitimeve totale në sektorin smartphone gjatë tremujorit të fundit. Duke e krahasuar me konkurrencën Android, rezultati mbetet akoma mahnitës. Në fakt, iPhone X ka gjeneruar fitime pesë herë më të mëdha në krahasim me 600 modele Android sëbashku. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment