iPhone SE, versioni ekonomik i iPhone, do të prezantohet në muajin që vjen me shumë risi të cilat po i listojmë për ju në vijim. Konfirmimi nuk vjen drejtë përdrejtë nga Apple, por nga ekspertë të cilët janë mjaft pranë kompanisë që po e prodhon.

Ja cilat janë disa nga risitë e iPhone SE, krahasuar me versionin aktual që gjëndet në treg:

Chip-i A10 Fusion
iPhone SE do të integrojë chip-in A10 Fusion i cili aktualisht gjënden në iPhone 7 dhe iPad PRO. Krahasuar me versionin A9, i cili është ai që gjejmë tek iPhone SE aktual, ai do të jetë rreth 40% më i shpejtë dhe do të suportojë fomate video të cilat  aktualisht nuk suportohen.

Touch ID
Teknologjia Touch ID do të integrohet dhe kujtojmë që ajo jep mundësinë që të aksesoni sistemin operativ duke shfrytëzuar shenjat e gishtërinjve. Konfirmohet gjithashtu se teknologjia Face Recognition nuk do të jetë prezente.

Kufjet Lightning
Kufjet Jack, pra ato klasiket, nuk do të jenë prezent as tek ky version i iPhone. Duke i hequr nga iPhone SE, më në fund Apple arrin qëllimin e saj i cili ishte heqja e teknologjisë Jack nga iPhone. Nëse do të blini këtë iDevice atëherë ju duhet të përdorni kufjet me teknologjinë Lightning e cila përdoret dhe për të karikuar baterinë, ose mund të blini kufjet pa fije EarPods.

Karikim me teknologjinë Wireless ose pa fije
Ekspertët janë të sigurtë se iPhone SE do të suportojë të njëjtën teknologji që gjejmë në iPhone X dhe iPhone 8, përsa i përket karikimit të baterisë. Pra ai do të suportojë dhe mundësinë e karikimit pa lidhje direkte me burimin e rrymës, ose të ashtu quajturën Wireless (për të mos u ngatërruar me rrjetin e shpërndarjes së Internet, WiFi).

I njëjti dizajn
Përsa i përket dizajnit, nuk do të ketë ndryshime. Format e tij do të jenë ato të iPhone 8 ose iPhone 7. Në pjesën e përparme do të kemi ekranin, butonin home dhe pjesën e boksit të dëgjimit me sensorët përkatës.

Vesionet sipas memories
Ato do të jenë 2 modele ku do të integrojnë 2 Gb Ram dhe do të dallojnë në memorien fikse e cila mund të jetë 32 ose 128 Gb. Diferenca në çmim pritet të jetë ashtu siç ka ndodhur gjithmonë, pra rreth 99$. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment