Një lajm i mirë për të gjithë përdoruesit shqiptar vjen nga iOS 11.3. Falë një funksioni të ri të iOS 11.3, përdoruesit shqiptar nuk do të kenë më nevojë të ndryshojnë adresën e tyre ose shtetin në App Store kur përditësojnë një aplikacion që kanë shkarkuar nga ndonjë App Store të huaj.

Siç e dimë, shumë lojëra dhe aplikacione nuk janë të disponueshme në App Store shqiptar, kështu që shumë përdorues zgjedhin ato të shteteve të tjera për t'i shkarkuar ato. Nëse më përpara për të instaluar një update duhet të ndryshonim gjithmonë shtet, tani me iOS 11.3 nuk do të jetë më e nevojshme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment