Instagram ka bërë të ditur se brenda këtij viti, të gjithë përdoruesit mund të shkarkojnë kopje offline të të dhënave të tyre që kanë ngarkuar në rrjetin social. Me një përditësim të aplikacionit, Instagram do të ofrojë mundësinë e shkarkimit offline të videove, fotove dhe mesazheve të publikuara në këtë platformë.

Bëhet fjalë për një funksion të ngjashëm me atë të integruar nga Facebook në vitin 2010, por në Intagram do të jetë akoma më interesante pasi do të lejojë me një klik të keni kopje offline të materialeve tuaja multimediale.

Kompania nuk ka bërë publik asnjë detaj dhe nuk është ende e qartë nëse midis mesazheve që mund të shkarkohen bëjnë pjesë edhe komentet tona që kemi lënë në postime të ndryshme. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment