Loja e shumëpritur “Harry Potter: Hogwarts Mystery” do të jetë e disponueshme në App Store nga data 25 prill. Në këtë lojë do të marrin pjesë edhe 6 nga aktorët që kanë qenë pjesë e sagës origjinale të filmit.

Megjithëse emri i Harry Potter shfaqet në titull, lojtarët nuk do të luajnë asnjëherë nën petkun e tij: faktikisht, qëllimi i lojës do të jetë të krijoni një magjistar tuajin dhe ta rrisni atë brenda shkollës së magjisë Hogwarts.

Loja përmban gjithçka që të apasionuarit e Harry Potter pëlqejnë: ambientet shkollore, profesorët, përsonazhet kryesore dhe shumë gjëra të tjera. Lojtari mund të zgjedhë cilës skuadër t'i bashkohet, dhe kjo do të ndikojë shumë edhe në gameplay. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment