Pas lajmit të ditëve të fundit, i cili vë në fokus CEO-n e Facebook, Mark Zuckerberg, inxhinierët e rrjetit social më të madh në botë, kanë vendosur që funksionin e fshirjes së mesazheve të vjetra ta kenë të gjithë përdoruesit.

Ditët e fundit mediat botërore raportuan faktin se mesazhet private të dërguara nga Mark Zuckerberg dhe drejtues të lartë të kompanisë, janë fshirë qëllimisht përgjithmonë.  Kjo ka bërë që në rrjet të shpërthejnë kritikat dhe hamëndësimet pse ato mesazhe janë fshirë, edhe pse drejtuesit janë justifikuar, duke thënë se mesazhet janë fshirë për të ruajtur privacy. Nga ana tjetër një pjesë e mirë e kritikëve kanë kërkuar që ky funksion të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Duke u gjëndur në këtë situatë, drejtuesit e Facebook kanë pranuar zyrëtarisht gabimin e bërë dhe se në versionet e ardhshme, të gjithë do të kenë mundësinë të fshijnë përfundimisht mesazhet. Në postin zyrëtarë thuhet:

'Kemi diskutuar shupesh herë për këtë funksion. Në fakt, edhe sot përdorusit që duan të fshijnë mesazhet, mund ta bëjnë duke përcaktuar  një skedulues i cili do ekzekutohet në orarin e përcaktuar dhe do ti fshijë përfundimisht ato. Tani do të krijojmë të njëjtin funksion edhe për programin Messenger i cili mund të përdoret nga të gjithë. Kjo mund të kërkojë kohë dhe ne premtojmë që deri atëherë nuk do të fshijmë më asnjë mesazh të drejtuesve tanë. Na vjen keq që këtë funksion nuk e kemi sjellë më parë!'

/iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment